LAJME

Rrahmani shënon gol, Napoli fiton ndaj Atalantas

Rrahmani shënon gol, Napoli fiton ndaj Atalantas
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2023, 21:56

Një goditje me kokë nga Amir Rrahmani në minutën e shtatëdhjetë e shtatë e ka vulosur fitoren e Napolit ndaj Atalantas.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 26-të të Serie A napolitanët kanë fituar me rezultat 2-0.

Goli i parë në ndeshje është shënuar nga gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia në minutën e gjashtëdhjetë.

Në fund të pjesës së parë fushën e ka lënë i lënduar futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti.

Pas kësaj ndeshje Napoli ka përforcuar pozitën e parë duke i ikur Interit tetëmbëdhjetë pikë, kurse Atalanta gjendet në vendin e gjashtë me dyzet e dy pikë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika