LAJME

Rrahmani ka reaguar pas humbjes së Kosovës: Nuk kemi shfrytëzuar rastet tona, duhet të kthehemi te fitorja

Rrahmani ka reaguar pas humbjes së Kosovës: Nuk kemi shfrytëzuar rastet tona, duhet të kthehemi te fitorja
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2022, 07:31

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Prishtinë.

Në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Kombeve, Kosova ishte sonte nikoqire e Greqisë, raporton FrontOnline.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, i takoi kombëtares helene 0:1.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se skuadra sot e dha maksimumin.

“Pas Qipros fola për presingun lart, që nuk e përballojmë si duhet dhe sot qëndruam në bllok, duke i pritur kundërshtarët në mes. Kur e kemi fituar topin, kemi qenë më të rrezikshëm, por nuk kemi shfrytëzuar rastet tona”, tha fillimisht ylli i Napolit për “SSK”.

Tutje, ai tregoi se dëshiron fitore ndaj Irlandës.

“Duhet të konsolidohemi sa më shpejt, për të shkuar në të dy ndeshjet për të fituar. Do të kemi dy mungesa të tjera, por nuk është justifikim, ndaj duhet të punojmë që të kthehemi te fitorja”, tregoi Rrahmani.

Ndryshe, kjo është humbja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit francez, Alain Giresse.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika