LAJME

Rrahmani e Korenica ndajnë rrugët me LVV-në, të martën zyrtarizojnë bashkëpunimin me Pacollin

Rrahmani e Korenica ndajnë rrugët me LVV-në, të martën zyrtarizojnë bashkëpunimin me Pacollin
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2024, 19:46

Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie.

Ata do të jenë bashkë me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në.

Siç ka mësuar Tëvë1, ata do t’i bashkohen  Listës për familje të AKR-së dhe PD-së së Ferid Aganit e bashkëpunimi pritet të zyrtarizohet të martën.

Këtë e ka konfirmuar se do të ndodhë të martën edhe deputeti Korenica.

Dy deputetët që pritet të largohen nga Vetëvendosje, Korencia e Rrahmani kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil por kanë qenë kritikues ndaj pushtetit edhe për disa çështje tjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika