Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen. Rrahmani ka thënë të martën se është koha “për një angazhim politik më ndryshe”.
“Kauza për familje është kauzë mbi partiake. Pjesë e këtij projekti do të jetë personalitete që e kanë dëshmuar veten dhe kanë një storie suksesi në jetën e tyre”, ka thënë ai.
Nuk kemi hequr dorë nga ky mision, por po i bashkohemi në një koalicion për familjen…Kemi arritur të ndalim shumë iniciativa që cenojnë familjen për këto tri vjet…Përkundër tentativës së pushtetit për të krijuar narrativë që këto ligje Projektkodi Civil që këto ligje janë kushte për integrim evropian”, ka thënë Rrahmani, duke u shprehur se është kundër Projektkodit Civil.
Rrahmani ka potencuar tutje se është përgjegjësi për t’i prirë këtij koalicioni dhe i kanë propozuar edhe kreut të Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli “që me kënaqësi e pranoi bashkimin me këtë kauzë”.
“Kauza për familjen është kauzë mbipartiake”, ka thënë ai.