Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mbahen mësimi i rregullt në shkollat e Kosovës. Mirëpo, me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohen në SBASHK’u. Ndërkohë nuk dihet saktë nëse ka filluar të mbahet procesi mësimor.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahaman Jasharaj ka thënë se janë duke mbledhur informacione nga tereni por ai ka thënë se pret që të respektohet vendimi i tyre, sepse siç thotë nuk është marrë kokë në vete
“Ne kemi filluar të komunikojmë me kryetarët që i kemi nivelet komunale, tash po presim raportet nga ta. Besoj që shumica absolute e punëtorve të arsimit do të respektojnë deklaratën e SBASHK’ut lidhur me ditën e sotme sepse kjo është bazuar në kalendarin e MASH’it, besoj që kështu do të veprohet. Mund të ketë aty-këtu shkolla që mund të punojnë”





