- Reklama -

Rrahman Jasharaj e pranon koeficientin prej 105 eurosh nga Qeveria e Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka folur për herë të parë për koeficientin e pagave prej 105 eurosh, i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.

Jasharaj për Indeksonline ka thënë se ky koeficient nuk është ai që mësimdhënësit kanë shpresuar dhe se janë të pakënaqur.

- Reklama -

“Vlera e koeficientit 105 nuk është ajo që kemi pritur. Kemi shpresuar se do të jetë 120 euro dhe jemi të pakënaqur me këtë koeficient. Vlera 105 po krijon një ngritje dikund mesatarisht 100 euro”, ka thënë Jasharaj për IndeksOnline.

I pari i SBASHK ka thënë se kërkesën për ndryshim të koeficientit nuk do ta dërgojnë tek Avokati i Popullit për Kushtetuese.

Sipas tij, nëse dërgohet do të këtë përsëri përplasje e mospajtime.

“Duke e parë që 90% të punësuarve në arsim iu është bëre një ngritje e caktuar. Ajo që mund të them zyrtarisht në emër të SBASHK-ut, që Sindikata nuk do ta dërgojë kërkesën të Avokati i Popullit për Kushtetuese. Konsiderojmë që më mirë është që të kemi një ligj të pagave më në fund pas gjithë këtyre grevave, me dëshirë dhe shpresë që vlera e koeficientit do të shënojë ngritje graduale”, vijojë Kryetari i SBASHK-ut.

Ai ndër tjera tha se janë të gëzuar që punëtorët tekniko-ndihmës që kanë qenë me paga tejet të vogla të kenë një rritje të mirë./IndeksOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort