LAJME

Rrahje në një lokal në Prizren, policia arreston një nga të dyshuarit

Rrahje në një lokal në Prizren, policia arreston një nga të dyshuarit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2022, 09:36

Policia e Kosovës ka reaguar mbrëmë në një rast të ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.

Pas marrjes së informatës për sulm fizik, policia ka arritur në vendin e ngjarjes ku në një lokal nate kishte patur një përleshje fizike në mes dy personave.

Me këtë rast njësitet policore të stacionit policor në veri të Prizrenit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku edhe është bërë identifikimi i të dyshuarit në këtë rast.

Xh.B., i lindur në vitin 1980.

Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për veprën “Lëndim i rëndë trupor”

Prizren, 24 mars 2022

Më datën 24 mars 2022, në orën 01:15, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në Rr.’Ismajl Kryeziu”, lagja Arban e Prizrenit, ne një lokal të natës, ka një sulem fizike ne mes te dy personave. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren VERI, i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Është bërë identifikimi i të dyshuarit i përfshirë në këtë rast:

-XH. B., i datëlindjes 1980 ,m/sh/sh
Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte ne fytyrë, dhe është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Prizrenit.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika