Policia Rajonale e Prizrenit rrespektivishtë Stacionit Policor Suharekë, në një komunikatë për media ka njoftuar se më 13 rill 2022 rreth orës 22:37, policia është njoftuar se në fshatin Neprebisht të Suharekës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Reagimi i patrullave policore ka qen i menjëhershëm.
Në vendngjarje, patrullat policore kanë hasur në disa persona të dyshuar të përfshirë në rrahje, të cilët kishin lëndime trupore.
Personat e hasur nëvendngjarje janë:
· Xh.K.,(viti i lindjes 1969, mashkull kosovar),
· S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),
· F.K.,(viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe
· B.K.,(viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).





