LAJME

Rrahje mes tre personave në Suharekë, njëri prej tyre i lënduar rëndë

Rrahje mes tre personave në Suharekë, njëri prej tyre i lënduar rëndë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2025, 10:44

Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrahjes mes tre personave në Suharekë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në rrugën “Brigada 123”.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika