LAJME

Rrahje mes disa personave në Suharekë, tre të lënduar

Rrahje mes disa personave në Suharekë, tre të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2024, 09:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime pasi që janë përfshirë në një rrahje mes disa personave, që ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Sipas Policisë për këtë rast janë arrestuar 6 persona, pesë prej të cilëve pas intervistimit janë dërguar në mbajtje e një është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika