Home LAJME Rrahje masive për një vend-parkim në Prizren

Rrahje masive për një vend-parkim në Prizren

0
Rrahje masive për një vend-parkim në Prizren

Katër persona si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një vend-parkimi, janë përleshur mes vete.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:10 në rrugën “Reshat Karjagdiu”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një vend-parkimi, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur mes veti. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here