Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit, ku përpos grushteve dyshohet se janë përdorur edhe mjetet e mprehta. Si pasojë e kësaj, dy persona janë therur me thikë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Gashi po ashtu tha se me urdhër të prokurorit, katër persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë.





