LAJME

Rrahje masive në një lokal të natës në Prizren, lëndohen 7 persona, policia gjen armë

Rrahje masive në një lokal të natës në Prizren, lëndohen 7 persona, policia gjen armë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Maj 2022, 09:37

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Tranzit i vjetër’ në Prizren, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një lokal ku ofrohet muzike ‘live’,thuhet në raportin e policisë.

Burimet bëjnë të ditur se tre nga shtatë personat e dyshuar kanë përfunduar në spital, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas burimeve Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë.Arma e cila është sekuestruar dhe gjatë procedimit të rastit është kuptuar se ajo i përket një 32-vjeçari i cili është i përfshirë në rrahje.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika