Një rrahje masive ku dyshohet se kanë qenë rreth 30 persona prezent ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka pësuar lëndime.
Sipas njoftimit të Policisë disa prej tyre kanë qenë të dehur dhe dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë pasi që në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit, thuhet në njoftim.Rasti vazhdon të hetohet.