Policia Rajonale e Prizrenit, në një komunikatë për media ka njoftuar se e datë 23.11.2021, rreth orës 14:00, dy persona të dyshimtë i kishin shkaktuar lëndime të lehta trupore një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit.
Të dyshimtit përdoren force ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Viktima e ka raportuar rastin në polici, por nuk kishte njohuri mbi identitetin e të dyshimtëve. Të njëjtës fillimisht ju ofrua ndihma mjekësore dhe hetues të policisë filluan hetimet në bazë të deklaratës së viktimës, duke dhënë përshkrimin dhe veprimet e personave të dyshimtë.





