Një rrahje mes katër personave ka ndodhur ditën e premte në fshatin Kleçkë të Prizrenit.
Policia njofton se në rrahje janë përfshirë tre meshkuj, dhe një femër.

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur ditën e premte në fshatin Kleçkë të Prizrenit.
Policia njofton se në rrahje janë përfshirë tre meshkuj, dhe një femër.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Janë arrestuar katër te dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjet njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Polica bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



