LAJME

Rozeta Hajdari takohet me kryetarin e Dragashit, diskutohet për zhvillimin e turizmit

Rozeta Hajdari takohet me kryetarin e Dragashit, diskutohet për zhvillimin e turizmit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2023, 14:19

Sot në ambientet e komunës në Dragash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini.

Siç ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë temë e diskutimit ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin.

Po ashtu në këtë takim u diskutua dhe për mbështetjen ndaj prodhuesve vendor, me ç’rast ministrja Hajdari e njoftoi kryetarin Xheladini lidhur me Politikën Industriale 2030 dhe instrumentet mbështetëse për ndërmarrjet që MINT ka hartuar dhe zbatuar gjatë dy viteve të fundit.

Nga ky takim të dy palët thuhet se janë dakorduar për takimin e radhës me synim diskutimin e projekteve të turizmit dhe të tjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika