SPORT

Ronaldo shkruan historinë në Champions League në ndeshjen debutuese me United

Ronaldo shkruan historinë në Champions League në ndeshjen debutuese me United
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 17:23

Ronaldo është bërë njëri prej futbollistëve me më së shumti paraqitje në histori të Ligës së Kampionëve, 177 – duke barazuar Iker Casillasin.

36-vjeçari Cristiano Ronaldo e ka nisur nga fillimi sfidën me Manchester United kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar gola dhe anglezët po fitojnë 1-0.

Për CR7 është paraqitja e 177 në Champions League, dhe ka arritur një rekord historik.

Ai e barazoi Iker Casillasin si lojtarët e vetëm me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, derisa do të tentojë ta thyejë atë në sfidën e radhës në fund të shtatorit.

Pasi debutoi me dy gola dy gola në Premierligë në epokën e dytë me Djajtë e Kuq, sonte do të tentojë që arritjen historike në Ligën e Kampionëve ta bëjë me gol.

Ai regjistron tashmë 55 paraqitje, ka shënuar 16 gola me fanellën e Djajve të Kuq – derisa është golashënuesi më i mirë në histori me 135 gola.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika