Lojtarët që nënshkruan marrëveshjet sekrete të pagave me Juventusin mund të përballen me ndëshkim pasi prokuroria e FIGC vazhdon hetimet, raporton me detaje media italiane. “Bardhezinjtw” janë në një pozicion të vështirë tani. Kjo pasi Prokuroria Publike e Torinos zbuloi ekzistencën e marrëveshjeve të fshehura midis klubit dhe një numri te caktuar lojtarësh, duke u garantuar atyre paga tre mujore në fazat e hershme të pandemisë “COVID”, pavarësisht se publikisht deklaroi se ato ishin falur… Mes tyre edhe Ronaldo!
“La Gazzetta dello Sport” detajon se si ka rreziqe serioze për lojtarët dhe agjentët e përfshirë në këtë rast, me gjoba dhe skualifikime të mundshme në tavolinë për ata që nënshkruan këto marrëveshje sekrete me Juventusin.





