Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 0 – 0, por Hellas Verona fitoi në tavolinë shkaku që Roma e vendosi në lojë në mënyrë të parregullt futbollistin Amadou Diawara, transmeton lajmi.net.
Mesfushori kishte mbushur 23-vjeç në korrik, pra ani nuk i përkiste listës nën 22 vjeç, në të cilën ishte edicionin e kaluar.
Sidoqoftë, Diawara nuk u regjistrua si lojtar senior edhe pasi Seria A e informojë Romën për gabimin.





