- Reklama -

Roli i kolonelit të Policisë në Prizren, dyshohet se detyroi një person të heq dorë nga një pronë

Një hetim që kishte filluar muaj më parë ka rezultuar me arrestimin e katër personave në Prizren, në mesin e tyre edhe kolonelin e Policisë, Nexhmi Krasniqi.

KALLXO.com mëson se Krasniqi në këtë rast i cili ishte hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës për muaj me radhë, kishte rolin e detyruesit por edhe ndërmjetësuesit në një rast të një prone.

- Reklama -

Duke aplikuar edhe masat e fshehta për të zbardhur ngjarjen, IPK dhe Prokuroria në Prizren zbuluan se koloneli Nexhmi Krasniqi deri më tani po dyshohet se për disa muaj kishte bërë marrëveshje me një person i cili është në cilësinë e të dëmtuarit, e kishte detyruar që të heq dorë nga një pronë për ta shitur më pas te një person tjetër i cili po ashtu është i arrestuar në aksionin që u realizua më 04.08.2025.

Krasniqi dyshohet se bindi palën e dëmtuar që të heq dorë nga prona dhe të njëjtën të ja shes dikujt tjetër. Në këtë biznes Krasniqi dyshohet se përfitoi 10 mijë euro nga 30 mijë sa ishin marrë për këtë çështje e më pas ishin ndarë.

Në bazë të informacioneve që posedon KALLXO.com, një pjesë e parave janë gjetur edhe në shtëpinë e kolonelit Krasniqi e cila u bastis gjatë aksionit.

Njëri nga të arrestuarit nga Inspektorati Policor i Kosovës në aksionin e gjerë që u realizua në Prizren në bashkëpunimin edhe me Prokurorinë e Prizrenit si dhe Policinë është edhe koloneli i Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, Krasniqi është suspenduar ndërsa është dërguar në ndalim policor për 48 orë për veprën penale të detyrimit.

Para arrestimit të sotëm drejtori rajonal i Policisë Kufitare – Regjioni Perëndim ishte suspenduar pasi kishte marrë pjesë në një tubim politik.

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, është njëri prej zyrtarëve të Policisë për të cilin Inspektorati i Policisë më 8 janar 2025 kishte rekomanduar suspendimin nga detyra për shkak se i njëjti mori pjesë në një aktivitet politik.

Ai u pa në një takim të thirrur nga kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Fotografitë e shpërndara nga kandidati i PDK-së për deputet, Fatbardh Rexha, janë shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, më 06.01.2025.

KALLXO.com pati raportuar me anë të një hulumtimi në vitin 2020 se si Krasniqi po darkonte me një të dënuar për trafikim me drogë.

Nexhmi Krasniqi, ish-drejtori i Policisë së Rajonit të Prizrenit dhe tani drejtor i Policisë Kufitare – Regjioni Perëndim, ishte fotografuar me një person, i cili në vitin 2015 ishte arrestuar e më pas dënuar me 20 muaj burgim pasi ishte kapur në pikën kufitare në Vërmicë me drogë.

Salmin Badallaj ishte arrestuar nga Policia më 30 gusht të vitit 2015 pasi që në veturën e tij, të cilën e kishte marrë me qira, posedonte 1 kilogram e 73 gramë marihuanë.

Fotot e realizuara e të siguruara nga KALLXO.com tregonin afërsinë në një darkë mes Nexhmi Krasniqit dhe të dënuarit për narkotik Salmin Badallaj.

Vetë Badallaj e kishte konfirmuar se kishte vuajtur dënimin ndërsa ishte arsyetuar se drejtorin nuk e njihte personalisht por ishin takuar dhe i kishte kërkuar të shkrepnin së bashku një fotografi.

Më 5 nëntor 2016, KALLXO.com kishte raportuar ekskluzivisht edhe për deklarimin e Krasniqit në lidhje me rastin e vdekjes së mistershme të ish- aktivitit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në atë kohë, drejtori Krasniqi kishte deklaruar se Dehari kishte vdekur si pasojë e konsumimit të medikamenteve.

Ai më pas kishte mohuar se ka deklaruar këtë gjë për ekipin e KALLXO.com në atë kohë.

Ndërsa më 9 janar 2020, pas më shumë se 2 orë e 30 minuta sa kishte zgjatur intervistimi i ish-drejtorit të Policisë se Rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të hetimeve të rinisura për vdekjen misterioze të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016, kishte pranuar se kishte konfirmuar vdekjen e cila pretendohej se ishte shkaktuar nga medikamentet.

Avokati Tomë Gashi, i cili kishte qenë prezent si përfaqësues i familjes Dehari në intervistimin e Krasniqit, ka treguar se Nexhmi Krasniqi nuk ka mohuar deklaratën e dhënë 3 vite më parë për ish-gazetarin e KALLXO.com.

Në dëshminë e tij para Policisë, sipas avokatit Tomë Gashi, ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se deklaratën e tij e kishte bazuar në informacionin e marrë nga ish-drejtori i Burgut të Prizrenit, Destan Zogaj.

Sipas dëshmisë së Krasniqit, Destan Zogaj i kishte thënë se Astrit Dehari ka përdorur medikamente e më pas Krasniqi këto informacione ia kishte dhënë ish-gazetarit të KALLXO.com.

Nexhmi Krasniqi nuk është i panjohur si emër e si pozitë për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai ishte suspenduar nga IPK edhe në vitin 2015 për t’u kthyer në detyrën e drejtorit të Policisë në Prizren në mars të vitit 2016.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit 2015 i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

E rikthimin në pozitën e drejtorit Krasniqi në atë kohë e kishte parë duke ia festuar me këngë e daulle.

Ai kishte njoftuar për KALLXO.com se kishte nënshkruar vendimin për kthimin e tij në punë, madje në pozitën e njëjtë që kishte pasur, mirëpo Krasniqi nuk u paraqit në zyrën e drejtorit të Policisë Rajonale të Prizrenit. Ai detyrën e filloi në Gjakovë.

Një hulumtim tjetër i KALLXO.com i publikuar më 13.06.2018 tregonte për shoqërinë e ish-drejtorit të Policisë në Prizren me persona të dyshuar për falsifikim të lejeve të armëve.

Atdhetar Rexhepi, i arrestuar nën dyshimin për falsifikim të lejeve të armëve, kishte publikuar më 12 qershor 2018 një fotografi me drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Fotografia e cila është publikuar më 12.06.2018 nuk saktëson kohën kur është realizuar por në të shihet Krasniqi dhe Rexhepi.

Sipas një raportimi të publikuar në shkurt të këtij viti nga KALLXO.com, Atdhetar Rexhepi ishte nën hetime për dyshime për falsifikim të lejeve të armëve.

KALLXO.com kishte siguruar fotografinë e cila është publikuar më datë 12 qershor 2018 në profilin personal të Atdhetar Rexhepit në “Facebook”.

Pak muaj me vonë, nga pozita e të parit të policisë në Prizren, Krasniqi u bë drejtor kufitar në veri-perëndim të Gjakovës.

Gjatë një aksioni të gjerë të udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit, Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar katër persona të dyshuar ndërsa kanë realizuar edhe katër bastisje në katër lokacione.

Njëri nga të arrestuarit është edhe ish- drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Krasniqi dyshohet për veprën penale të detyrimit ndërsa lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Po mund të ju konfirmoj se është arrestuar dhe i njëjti me urdhër është dërguar në ndalim për 48 orë për veprën penale të detyrimit”- tha Kryeziu më 04.08.2025.

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi sot se në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar, që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Në mesin e personave të arrestuar gjendet edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante.

“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”-thuhet tutje në njoftim./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort