LAJME

Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit

Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2025, 21:08

Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International”. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë arritje .

Rohde përmes një postimi në platformën X,  ka thënë se y sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

“Që nga ardhja ime këtu në 2020, Kosova është ngritur me 31 vende në Indeksin e Transparency International, duke u renditur tani në pozitën e 73-të në nivel global dhe të dytën në rajon pas Malit të Zi. Ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni me këtë trend pozitiv!”, ka shkruar Rohde.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika