LAJME

Rohde për dënimin e Mustafës: Është një aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së

Rohde për dënimin e Mustafës: Është një aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2022, 15:02

Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde Rohde, ka reaguar pas dënimit nga Gjykate Speciale në Hagë kundrejt Salih Mustafën, një dënim prej 26 vjetësh burg.

Ai ka theksuar se kjo nuk paraqet një aktgjykim kundrejt UÇK-së.

Rohde, ka thënë se aktgjykim ndaj një individi, në këtë rast, ai i Salih Mustafës, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së.

“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar Rohde.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika