Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, në një intervistë për RTV21 ka thënë se nuk është diskutimi nëse duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, por zbatimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është shumë rëndësishme.
“E kam thënë edhe më parë, ajo që na duhet tani është zbatimi dhe jo diskutimi se si do të arrijmë atje. Sepse më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia”, ka thënë ai.
Ambasadori Rohde ka kërkuar nga Qeveria që ta kryej obligimin e saj për themlimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.





