Ai është zotuar se Gjermania po mundohet ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin duke bindur shtetet skeptike
Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se Kosovës i pati “ikur treni” në vitin 2016 sa i përket liberalizimit të Kosovës, kur nuk arriti të bënte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Duke e pranuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, Rohde është shprehur se Kosova mund të lëvizë qëndrimet e shteteve skeptike për liberalizimin, duke vendosur në radhë të parë sundimin e ligjit e luftimin e korrupsionit.
Ai është zotuar se Gjermania po mundohet ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin duke bindur shtetet skeptike.
“E shoh është një problem psikologjik, sepse të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë liberalizim të vizave dhe për ne kjo është e qartë: çështja është vonuar dhe duhet të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai në një intervistë për KTV, transmeton Albinfo.ch.