Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një postim të bërë në rrjetin social X ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke.
Rohde këtë postim e ka bërë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Chris Hill, i cili ka deklaruar se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.
“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde mbrëmë vonë në X.





