Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për ta mbështetur Kosovën në përpjekjet e saja për ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Robinson më tej theksoi se bashkarisht po punohet për një Kosovë më të mirë, më të fortë e më transparente për të gjithë qytetarët e saj.
“Fakti që jam këtu është për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju dhe atë që policia po punon. Mendoj se është me të vërtetë i rëndësishëm dhe porosia ime për ju për të gjithë është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për të ju mbështetur në përpjekjet e juaja për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, drejtësisë.
Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.