Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka vizituar Termocentralin Kosova B, ku u prit nga kryeshefi ekzekutiv, Përparim Gashi, kryesuesin e Bordit, Arton Ahmeti dhe menaxhmenti i KEK-ut.
Rizvanolli u njoftuar për gjendjen aktuale të KEK-ut dhe proceset nëpër të cilat korporata po kalon, me theks për implementimin e projekteve kapitale, si ai i dilatimeve në kaldatë e njësive B1 dhe B2, por edhe për projektin e ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit në njësinë B1.
“Përveç projekteve kapitale, në dy njësitë e termocentralit Kosova B janë kryer edhe një sërë riparimesh të tjera, të cilat ishin planifikuar gjatë remonteve të rregullta vjetore të cilat kanë ndikuar në ngritjen e sigurisë se operimit”.





