inistrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar para Komisionit hetimor për krizën energjetike.
Ajo para deputetëve paraqiti pozicionin e ekzekutivit për krizën energjetike, e cila sipas saj po vazhdon ende.
Rizvanolli tha se në tetor të vitit të kaluar janë bërë skenarët për përballimin e kësaj krize.
“E di që gjatë tetorit dhe nëntorit kanë qenë dy shkresa që kanë informuar për rritjen e konsumit të energjisë, rritjen shumë të lartë, që kanë informuar që në disa raste për shkak të nevojës për import në të gjitha vendet e rajonit, mund të ngulfaten kapacitetet e transmisionit dhe mund të ketë momente kur në mungesë të kapaciteteve mund të vijë te pamundësia për të importuar. Në momentin që kemi dëgjuar nga lajmet çka po ndodhë në Evropë, e kemi përcjellë gjendjen”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe ndarjet buxhetore për subvencionim të energjisë, mirëpo tha se rënia e një blloku në KEK i ka prishur gjitha skenarët dhe parashikimet.
Rizvanolli tha se kanë punuar për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tejkalim të krizës energjetike, mirëpo për shkak të krizës edhe në këto dy shtete nuk ka qenë e mundur.
Madje, tha se kanë diskutuar me Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të thëngjillit me energji elektrike.
Ajo nënvizoi edhe qëllimin kryesor të Ministrisë së Ekonomisë në krizën energjetike. “Siguria e furnizimit me energji elektrike dhe përmballueshmëria e çmimeve të energjisë për qytetarët”, tha ajo.
Komisioni po vazhdon punimet me pyetjet e deputetëve./ KP