LAJME

Rizvanolli: Jam krenare që nënshkrova në emër të Kosovës marrëveshjen e MCC-së

Rizvanolli: Jam krenare që nënshkrova në emër të Kosovës marrëveshjen e MCC-së
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2022, 09:38

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se ndjehet krenare që në emër të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen 236 milionëshe me MCC-në.

Rizvanolli tha se kjo marrëveshje do të stabilizojë furnizimin me energji elektrike.

“Në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, jam më se krenare që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj një marrëveshje kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit. Ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtërishme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë” – tha Rizvanolli. /klankosova.tv/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika