Sot, Instituti për Politika Sociale ”Musine Kokolari” ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky memorandum përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.






