ROZË

Rita Ora, e habitur nga befasia që ia bënë fansat nga Kosova

Rita Ora, e habitur nga befasia që ia bënë fansat nga Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2021, 11:05

Veshja e saj tradicionale në këngën e fundit, bëri që Rita Ora të pranojë dhurata nga më të këndshmet nga fansat prej Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor, ajo kësaj radhe vendosi që në videoklip të shfaqej me kostume me motive kombëtare shqiptare.

Së fundi, Rita pranoi një befasi të këndshme në rrjete sociale, disa prej fansave të saj shqiptarë kanë vizatuar fotografitë e artistes nga klipi i fundit.

“Krenaria jonë”, thuhet në postimin, të cilin Rita e ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika