LAJME

Ripërtërihet shenjëzimi rrugor në Prizren, vazhdojnë punimet në gjithë komunën

Ripërtërihet shenjëzimi rrugor në Prizren, vazhdojnë punimet në gjithë komunën
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2026, 16:08

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në të gjithë territorin e komunës.

Aktualisht, po ripërtërihet ngjyra e shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe në fshatra deri në përfshirjen e të gjitha lokacioneve të planifikuara, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës rrugore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika