- Reklama -

Rikthimi i Limajt në PDK, deklarohen Isni Kilaj e Sokol Bashota

Takimet e Fatmir Limajt me zyrtarë të lartë të PDK-së në opinion publik po vlerësohen si trasim i rrugës drejt rikthimit të Limajt në këtë subjekt.

Së fundi, Limaj është parë në takime e ndeja me Adem Grabovcin, Sami Lushtakun, Fadil Nurën, si dhe përfaqësues tjerë të PDK-së.

- Reklama -

Por, çka thonë në këtë subjekt për këtë çështje?

Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj thotë se ka një iniciative që është ndërmarrë nga ish themeluesit e UCK-së që spektri që i takon kësaj kategorie me qenë i bashkuar dhe është një lloj reagimi kundër qëndrimit të pushtetit të VV-së që, sipas tij, ka përbuz dhe nënçmuar kontributin e UÇK-së.

Sa i përket rikthimit të mundshëm të Limajt, në PDK, ai ka thënë se rikthimi i tij do të ishte mirë për PDK-në.

“Nuk jam në struktura të ngushta të PDK-së, por opinioni që po krijohet më këto iniciativa nga këto ndeja dhe shihet që është një disponim që i tërë spektri i kësaj kategorie të njerëzve të jetë i bashkuar dhe unifikuar dhe në mbështetje të njerëzve tanë që i kemi në Hagë dhe të rikthimit të vlerës së luftës në politikë dhe jetën e përditshme”, ka thënë Kilaj për IndeksOnline.

Në anën tjetër, ish kryetari i Klinës, Sokol Bashota duke folur për ndejat e fundit, thotë se do të ishte e pandershme t’i komentoj takimet mes miqve që kanë të kaluar të përbashkët.

Megjithatë ka thënë se Limaj deri sot nuk ka asnjë kërkesë drejtuar PDK-së për rikthim.

Sipas tij, rikthimi i tij në PDK do të ishte i panatyrshëm pasi pas daljes së tij, PDK i ka humb zgjedhjet në pesë komuna.

“Unë e ndaj mendimin tim personal dhe jo të subjektit politik, sepse s’mund të diskutosh diçka që s’ka kërkesë. Çdo kërkesë ne si kryesi e shqyrtojmë dhe i japim përgjigje. Në PDK ka demokraci të brendshme dhe vendos shumica”, ka deklaruar Bashota për IndeksOnline.

Ndërsa, Agim Çeku ka vlerësuar se rikthimi i kreut të Nismës në PDK do të ishte mirë edhe për të edhe për PDK-në./IndeksOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort