LAJME

Rikthimi i Ligjit për Specialen, Nagavci: Duhet të dijmë saktë çfarë synohet të ndryshohet

Rikthimi i Ligjit për Specialen, Nagavci: Duhet të dijmë saktë çfarë synohet të ndryshohet
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2026, 12:36

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me ndryshimet që synohen të bëhen në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas rikthimit të tij në Kuvend nga presidentja.

Nagavci ka thënë se përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm, duhet të dihet konkretisht se cilat nene të ligjit synon t’i ndryshojë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe cilat janë propozimet e saj, raporton KosovaPress.

Ajo ka vlerësuar se është e papërgjegjshme që Kuvendi të procedojë me ndryshime pa pasur një pasqyrë të qartë të përmbajtjes së tyre.

Nagavci është ndalur edhe te procedura që duhet të ndiqet pas kthimit të projektligjit nga presidentja, duke thënë se ekzistojnë dy mundësi, Kuvendi ta hedhë poshtë propozimin e presidentes me 61 vota ose ta miratojë propozimin për rikthimin e projektligjit.

Në këtë kontekst, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së i është referuar një aktgjykimi në rastin Jahjaga, për të cilin ka thënë se nuk lë hapësirë për amendamentimin apo ndryshimin e ligjit në këtë fazë.

Nagavci ka bërë të ditur se Komisioni për Legjislacion duhet ta shqyrtojë letrën e presidentes dhe më pas t’i drejtohet Kuvendit me një raport për këtë çështje.

Kujtojmë, presidentja Justina Shiroka-Pula, javën e kaluar, ka kthyer në Kuvend e Kosovës Ligjin për Specialen, me kërkesë të PDK-së./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika