Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka – Pula, ka takuar sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava.
Myftiu Tërnava fillimisht e ka uruar presidenten Shiroka-Pula për marrjen e detyrës, duke i uruar suksese në ushtrimin e mandatit.
Ndërsa, gjatë takimit thuhet se kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqërinë kosovare.
“Presidentja Shiroka – Pula vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve. Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen.” – thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.