Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert (Sylejman) Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Sipas njoftimit të Policisë, Albert Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan dhe kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.






