Rikthehet Serie A, kampionati më i dashur i shqiptarëve. Edhe pse nuk ka shkëlqimin e dikurshëm, Inter, Juventus dhe Milan mbeten nga klubet e huaja që shqiptarët mbështesin më së shumti.
Nga sot Seria A mund ta ndjekin në TV, ndërkohë që në fushë do të zbresin kampionët e Interit prej orës 18:30.
Ndryshimet në kampin zikaltër janë të shumta, duke nisur nga pankina ku vendin e Conte e ka zënë Simone Inzaghin.





