LAJME

Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A, përfundon me sukses procesi i sanimit

Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A, përfundon me sukses procesi i sanimit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2026, 14:37

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim.

Sipas njoftimit të KEK-ut, startimi i njësisë është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë, ndërsa procesi i sinkronizimit me rrjetin është përmbyllur me sukses rreth orës 09:00.

Nga KEK-u është shprehur mirënjohje për punonjësit dhe ekipet profesionale të mirëmbajtjes mekanike dhe elektrike, të cilët, sipas tyre, kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim gjatë gjithë procesit të sanimit dhe rikthimit të njësisë në operim.

Tutje, në njoftim thuhet se këto angazhime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KEK-ut dhe stafit të TC Kosova A për sigurimin e stabilitetit dhe besueshmërisë së prodhimit të energjisë elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika