- Reklama -

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Bëhet fjalë për funksion që nënkupton mbulimin e të gjitha temave që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

- Reklama -

Gjithashtu roli i raportuesit është që të përgatitë raporte vjetore për situatën në Kosovë në emër të Parlamentit Evropian të cilat më pas marrin formën e Rezolutës.

Në mandatin e kaluar të Parlamentit, këtë detyrë e ka kryer Viola von Cramon.

Riho Terras ka qenë shef i Forcave Mbrojtëse të Estonisë. Në cilësinë e eurodeputetit ka qenë gjithmonë i zëshëm kundër agresionit rus në Ukrainë. Ka iniciuar në Parlamentin Evropian pezullimin e të drejtës së votës për Hungarinë për shkak të veprimeve të kryeministrit Viktor Orban.

Riho Terras është i treti estonez në strukturat e reja të BE-së, që do merret drejtpërsëdrejti me çështjen e Kosovës.

Ambasadori i Bashkimit Evropianë në vend Aivo Orav i cili vjen nga i njëjti shtet, tashmë ka nisë angazhimin e tij ne Kosovë.

Terras do merret me Kosovën në Parlamentin Evropian, ndërsa ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas do jetë shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane e cila mes tjerash do merret me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Aksident i rëndë në Grazhdanik – dy të lënduar, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pasditen e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort