Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Seancat rikthehen pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.
Ky do të jetë dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë me radhë ndërsa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë nën masa mbrojtëse të sigurisë apo me identitet të fshehur.





