Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një udhëzues informues mbi procedurën e aplikimitpër ri-fitim të shtetësisë si dhe dokumentet që nevojiten.Parashtrimi i kërkesave për ri-fitimin e shtetësisë duhet të bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi ka vendbanimin. Formulari për këtë gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile.
Për rastet ku parashtruesi ka vendbanimin jahstë Republikës së Kosovës, kërkesa mund të parashtrohet në përfaqësinë më të afërt diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Dusseldorf, Frankfurt, Munchen dhe Sttutgart), shkruan Reporteri.net.Dokumentet e nevojshme për aplikim për personat nën moshën 18-vjeçare janë: Formulari për aplikim, certifikata e lindjes, kopja e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë, dokumente të vlerfshme identifikimi me fotografi për të dy prindërit, dëshmia nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore, certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindërve, pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18-vjeç.






