Prishtina u mposht nga Barcelona me rezultat 9-2 në kuadër të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve të futsallit.
Mbyllet gjithçka në “Palau Blaugrana”, Prishtina mposhtet bindshëm nga BarcelonaDjelmoshat tanë u paraqitën pa një lojtar të mirë, që nuk udhëtoi dot drejt Spanjës për shkak se rezultoi pozitiv me koronavirus, pak ditë para nisjes, përcjell GazetaBlic.
- Reklama -
Bëhet fjalë për Elton Maxharrajn. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në “Palau Blaugrana”, por bashkëlojtarët nuk e harruan.Ata morën fanellën e tij dhe e shfaqën në fotografinë e përbashkët, pak para fillimit të duelit.
- Reklama -