- Reklama -

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të shpallet në fillim të javës tjetër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit për subjektet politike dhe kandidatët mund të bëhet në fillim të javës tjetër.

Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë se nesër pritet që të përfundojë rinumërimi i vendvotimeve dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

- Reklama -

Kjo do t’i hapë rrugë numërimit të votave me kusht dhe votave të ardhura me postë.

“Dy aktivitetet që po zhvillohen këtu: rinumërimi i vendvotimeve dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës, mund të themi se janë në përfundim e sipër dhe presim që të përmbyllen ditën e shtunë. Kjo na bën të mundur që të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të ardhura me postë. Pas përfundimit të tyre dhe procedurave këtu në QNR, atëherë KQZ-ja është e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët dhe besojmë shumë se do të bëhet në fillim të javës”.

Deri më tani janë rinumëruar rreth 70 % apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre pas vendimit të fundit të KQZ-së.

Shërbimi votues i KQZ-së është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga 2 – 12 shkurt.

Nga puna e deritashme nga ky shërbim janë hapur 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime prej nga janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara.

Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme, por mund të kategorizohen në 5 grupe kryesore: • 8 mijë e 417 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 6 mijë e 113 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 1 mijë e 268 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 2 mijë e 249 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor) dhe 829 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort