Home LAJME Rezultati i Exit Poll për zgjedhjet në Shqipëri: PS me 46.9%, PD 43.5 %

Rezultati i Exit Poll për zgjedhjet në Shqipëri: PS me 46.9%, PD 43.5 %

0
Rezultati i Exit Poll për zgjedhjet në Shqipëri: PS me 46.9%, PD 43.5 %

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët.

Të dytën, Exit Poll të realizuar nga Albanian Post e ka radhitur PD’në me 43.5 për qind. Ndërkaq, e treta radhitet LSI’ja me 6.9 për qind.

Sipas raportimit të fundit i KQZ’së, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 18:00 ka shkuar në nivelin e 45.43%.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe vijon në Qarkun e Dibrës me 51.53%, më pas Qarku i Tiranës me 51.44% , ndjekur nga Qarku i Kukësit me 48.01 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here