Home SPORT Rey Manaj: S’kanë rëndësi statistikat individuale, e rëndësishme është të fitojmë

Rey Manaj: S’kanë rëndësi statistikat individuale, e rëndësishme është të fitojmë

0
Rey Manaj: S’kanë rëndësi statistikat individuale, e rëndësishme është të fitojmë

Kombëtarja shqiptare pas duelit me Kroacinë është rikthyer në Kaiserau në Dortmund, ku do të vazhdojë përgatitjet për sfidën me Spanjën. Në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm Rey Manaj.

Sulmuesi ndjen keqardhje që kuqezinjtë nuk morën 3 pikë tndja kroatëve, por gjithsesi për mënyrën se si shkoi loja janë të kënaqur me barazimin. Ndër të tjera lushnjari thekson se ndaj Spanjën do të jenë “all-in” për fitoren, teksa në mbrëmjen e sotme do të bëjnë tifo për spanjollët që të triumfojnë ndaj Italisë.

Dje kur ishim në autobus, filluam të mendomim. Mendoj se duhet të kishim marrë 3 pikët. Në 4 minuta ata shënuan 2 gola, por te goli i dytë duhet të ndryhte VAR, por nuk kishte asgjë sipas arbitrit. Duhet të fitojmë patjetër ndaj Spanjës për të kaluar më tej. Na vjen keq që nuk morëm 3 pkët ndaj Kroacisë. Duhet të shikojmë se si do të shkojë sfida e mbrëmjes mes Spanjës dhe Italisë. Një fitore e Spanjës sot, rrit shanset për ne.

Goli ndaj Italisë që u shënua shumë shpejt na uli shumë. Ndaj Kroacisë ne kemi bërë pjesën e parë më të mirë në të gjitha sfidat. Goli i parë i kroatëve na demoralizoi dhe goli i dytë menduam se ishte faull. Lojtarët që erdhën nga stoli na ndihmuan shumë dhe Klausi bëri mirë me golin në fund./indeksonline/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here