Përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Rama ka pranuar një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga koleksioni personal i Selimit, transmeton Klankosova.tv.
Rexhep Selimi i dërgon dhuratë nga Haga Edi Ramës

Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook shprehu emocionet dhe mirënjohjen për këtë dhuratë.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, u shpreh Rama.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

