Ish-zëvendësministri i Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Xhavit Rexhaj, ka thënë se greva e mësimdhënësve nuk duhet të vazhdojë.
Rexhaj, në Klan Kosova tha se gjendja në arsim është shumë më e rëndë se gjendja e arsimtarëve.
“Greva nuk do të duhej të vazhdonte. Por, që kjo të mos vazhdojë secili duhet ta kryejë punën e tij”.
Ai theksoi se qeveria do të duhej të ishte sindikatë e secilit prej mësimdhënësve.
“Qeveria do të duhej që pavarësisht raportet me sindikatat të ishte sindikatë e mësimdhënësve dhe të kuptojë gjendjen e tyre për shkak të inflacioni dhe mosrritjes së pagave për disa vite”.
“Qeveria do të duhej të reagonte në mënyrë që mësimi të mos ndërpritet për asnjë ditë më tutje”./Front Online