- Reklama -

Reuters: Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech janë pajtuar që të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë dy burime që janë në njohuri të kësaj marrëveshjeje.

Programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra.

- Reklama -

Pjesë e këtij programi është edhe Kosova, e cila pritet të marrë nga COVAX-i doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës.

Marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike të premten, thanë burimet. Ende nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do të marrë programi COVAX nga Pfizer/BioNTech, por pritet që sasia të jetë e vogël.

Një burim tha se dozat e para të vaksinës do t’iu jepen shteteve, që janë pjesë e COVAX-it, për të vaksinuar punëtorët e tyre shëndetësorë, , shkruan Reuters, raporton Rel.

Kompania BioNTech nuk ka dashur të komentojë për këtë marrëveshje, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as nga OBSH-ja dhe aleanca për vaksina, GAVI.

Këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, të hënën deklaroi se COVAX-i ishte në “diskutime mjaft të detajuara” me Pfizerin dhe tha se pret që kjo kompani ta furnizojë me vaksina COVAX-in “shumë shpejt”.

Vaksinat nga programi COVAX pritet të shpërndahen për vendet e varfra dhe ato me të ardhura të ulëta në muajin shkurt.Të enjten, COVAX tha se planifikon që të shpërndajë rreth 1.8 miliard doza më 2021 në 92 shtete, duke mbuluar nevojat për vaksinim të 27 për qind të popullatës të këtyre shteteve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort