Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që e kanë përcjellë nga afër këtë proces.Mediumi i njohur Reuters, ia ka kushtuar një artikull votimit në Kosovë.
Sipas këtij mediumi, Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet preliminare nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur, pa ndonjë partner të koalicionit.
Reuters, e përshkruan rezultatin e VV-së si një rënie nga rezultati i vitit 2021, ku kishte arritur që t’i merrte mbi 50 përqind.





